Sport

UEFA nis hetimin! Real Madrid, Barcelona dhe Juventus rrezikojnë dënimin për Superligën europiane

12 Maj 2021, 14:47| Përditesimi: 12 Maj 2021, 14:48

  • Share

Tentativa për të krijuar Superligën europiane mund ti kushtojë shtrenjtë klubeve si Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtare ku thotë se ka nisur një hetim disiplinor rezultatet e të cilës do të bëhen në një moment të dytë.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët disiplinorë dhe etikë të UEFA-s janë udhëzuar sot të kryejnë një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC në lidhje me i ashtuquajturi projekt “Super League”. Informacione të mëtejshme mbi këtë temë do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, shkruan UEFA.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?