UEFA njofton: Air Albania 'sold out' për finalen, shiten të gjitha biletat 15 ditë para ndeshjes

10 Maj 2022, 16:33| Përditesimi: 10 Maj 2022, 21:05

  • Share

Në mesditë UEFA-a njoftoi zyrttarisht se nisi shitja a biletave për finalen e Conference League në Tiranë. Vetëm 4 orë më pas, të gjitha u shitën! Kështu, ndoshta si asnjëherë, stadiumi “Air Albania” do t’i ketë me tifozë të 20 mijë stolat, 15 ditë para ndeshje Roma-Feyenoord.

Në dispozicion të tifozëve nga mbarë bota, përfshirë edhe ata shqiptarë, UEFA që menaxhon biletat, la vetëm 8500, ndërsa aplikimet ishin të hapura prej të paktën një muaji.

Nga 20 mijë biletat në total, 8 mijë të tjera UEFA ua ka dhënë në dorë të dyja klubeve, italianëve dhe holandezëve, nga 4 mijë secili klub.

Numri i vogël i biletave për klub, vetëm 4 mijë, ka bërë që holandezët e Feyenoord të akuzojnë UEFA-n për zgjedhjen e ‘Air Albania-s’. Ata shprehen të zhgënjyer dhe thonë se ‘një finale e tillë meriton një stadium ku skuadrat të kishin të paktën nga 10 mijë tifozë në stadium’.

Pavarësisht mungesës së biletave dy skuadrat pritet të sjellin në Tiranë një numër shumë më të lartë tifozësh, të cilët mund të jenë 2 apo 3 fish më shumë. Çmimet e biletave në stadium ishin të ndara në katër kategori dhe varionin nga 25-125 euro

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?