Nuk ka më dilema, UEFA ka zyrtarizuar pak minuta më parë se Kukësi do të marrë pjesë në Champions League, ndërsa Luftëtari, Laçi dhe Partizën do të jenë pjesë e Europa League.
Qeveria e futbollit evropian, mesa duket, nuk ka pritur vendimin e CAS-it të Lozanës për të zyrtarizuar se kush mes Skënderbeut dhe Kukësit do të shkonte në Champions.
Klubi korçar pret një përgjigje nga CAS, por gjithsesi, UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Champions League në turin e pare eliminator. Shorti do të hidhet më 20 qershor për të dyja kompeticionet.
(Kukësi sipas UEFA-s do marrë pjesë në Champions League)
(Në Europa League do marrin pjesë Laçi, Luftëtari dhe Partizani)
Komento
Le te mbajne Duken dhe Boden Skenderbeu...
Përgjigju