Prekja e topit me dorë nga Marc Cucurella

UEFA pranoi gafën me 'dorën' e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Tani jam unë kampion Evrope?

24 Shtator, 14:27| Përditesimi: 24 Shtator, 14:55

  • Share

Komiteti i Arbitrave në UEFA pranoi dje gabimin e arbitrit Anthony Taylor, teksa gjatë Spanjë 1-1 Gjermani në Euro 2024 nuk akordoi një penallti për organizatorët pas prekjes me dorë të Marc Cucurellas së iberikëve.

Një episod që mund të kishte ndryshuar historinë e kompeticionit, të cilin skuadra e Spanjës e fitoi më vonë edhe falë golit të Merinos në minutën e 119-të të asaj ndeshje.

Me të mësuar lajmin, Toni Kroos reagoi me sarkazmën e zakonshme. "U deshën tre muaj për të kuptuar se ishte dora, të cilën pothuajse të gjithë e kuptuan pas disa sekondash. Kjo më qetëson pa masë dhe më bën të ndihem mirë. Tani që u konfirmua zyrtarisht, a do të mund ta quaj veten kampion Evrope?”.

Kjo ndeshje ishte e fundit për Toni Kross, i cili u tërhoq nga futbolli aktiv. Polemika për atë rast ishte e madhe, ndërsa edhe specialistët e gjykimit ishin të ndarë në mendime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?