Real Madrid

UEFA publikon renditjen me 10 klubet më të mira në Evropë, Real Madrid bie në tabelë! Bayern rrëzohet nga 'froni'

27 Dhjetor 2022, 07:38| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 07:42

  • Share

UEFA ka publikuar listën me top 10 klubet më të mira në Evropë për momentin bazuar në renditjen e koeficientëve të tyre. Është e drejtë të thuhet se renditja ka habitur shumë tifozë të futbollit – veçanërisht për shkak të faktit se Real Madridi, kampioni në fuqi i Evropës, e gjen veten të gjashtin në listë.

Ndërkohë, Bayern Munich është rrëzuar nga vendi i parë nga Manchester City.

10 klubet më të mira të UEFA-s (Bazuar në koeficientin pesëvjeçar):

1 (+1 ndryshim nga viti i kaluar) Man City (ENG) 131.000
2 (-1) Bayern (GER) 130.000
3 (=) Liverpool (ENG) 123.000
4 (=) Chelsea (ENG) 123.000
5 (+1) Paris Saint-Germain (FRA) 112.000
6 (-1) Real Madrid (ESP) 110.000
7 (=) Barcelona (ESP) 98.000
8 (+1) Man United (ENG) 97.000
9 (-1) Juventus (ITA) 90.000
10 Ajax (NED) 89.000

Ndërkohë  Real Madridi renditet poshtë në pozitën e gjashtë pavarësisht se fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e UEFA-s. Kjo ka sjellë reagim të shumta në mediat sociale.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?