Eliminimi i Atletico Madrid nga Champions League shkaktoi polemika për shkak se erdhi nga një episod që nxiti reagim te tifozët, kjo për një rregull që edhe UEFA thotë se do e rishikojnë.
Sulmuesi Julian Alvarez shënoi nga penalltia pas shtesave, por në pamjet e përsëritura duket që ai e ka prekur topin dy herë (me të dyja këmbët), para se sfera t'i drejtohej rrjetës.
Në lidhje me anulimin e golit nga VAR ka reaguar edhe UEFA, që thotë se paçka se minimale, prekja e dyfishtë ndodhi dhe do ketë një rishikim të këtij rregulli.
"Atletico Madrid ka kërkuar informacion nga UEFA në lidhje me situatën që çoi në moslejimin e goditjes së penalltisë nga Julian Alvarez në fund të ndeshjes së Champions League, siç tregohet në videon e bashkangjitur sipas rregullit aktual (Ligjet e lojës, Ligji 14.1), VAR-i duhej të thërriste arbitrin për të sinjalizuar se goli duhet të anulohet dhe do të nisë diskutimet me FIFA-n dhe IFAB për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e pavullnetshme.
Prandaj UEFA deklaron se është e gatshme të vlerësojë përsëritjen e mundshme të një penalltie në rast të një prekjeje të dyfishtë në vend që thjesht të anulojë goditjen", thuhet në reagimin e UEFA-s.
Statement on the VAR decision at last night's Atlético vs Real Madrid match:
— UEFA (@UEFA) March 13, 2025
Atlético de Madrid enquired with UEFA over the incident, which led to the disallowance of the kick from the penalty mark taken by Julián Alvarez at the end of yesterday’s UEFA Champions League match… pic.twitter.com/HlVU6KwCJD
Për këtë rast reagoi edhe arbitri i takimit, Szymon Marciniak, me polakun që thotë se ishte ai që sinjalizoi gjyqtarët e VAR se kishte mundësi për një prekje të dyfishtë.
"Isha unë ai që i informova gjyqtarët e VAR-it se kishte 99% mundësi që Alvarez të kishte bërë një prekje të dyfishtë dhe ata e ekzaminuan atë me kujdes. Të jem i sinqertë, nuk jam përballur kurrë me një situatë të tillë në karrierën time të arbitrit, por lojtarët i dinë rregullat.
Megjithatë, këto rregulla mund të ndryshojnë së shpejti pasi UEFA lëshoi një deklaratë dje për të shpjeguar se vendimi i marrë ishte i saktë dhe në të njëjtën deklaratë njoftoi se do të nisë diskutimet me FIFA dhe IFAB për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e pavullnetshme", tha arbitri.
Fakt është se Real Madridi kaloi më tej, ndërsa si gjithmonë sfida kundër Atl. Madrid nuk u mbyll pa polemika, paçka se në këtë rast edhe vetë sulmuesi është koshient për prekjen e dyfishtë të pavullnetshme.
Aquí una mejor toma del polémico penal de Julián Álvarez.
— Antonio de Valdés (@adevaldes) March 13, 2025
Toca el balón dos veces??
pic.twitter.com/VAyoETd9lV
Komente

Nuk mjafton qe topi te preket por ai duhet te levize dhe ne kete rast duhet te ndryshonte minimalisht drejtimin. Sepse ketu dyshohet qe pas goditjes topi ka prekur kemben mbeshtetse dhe une nuk mund te them se topi eshte prekur dhe nuk pash ndonje devijim te drejtimit pas goditjes. Per mua eshte nje gabim qe goli u anullua.
Përgjigju