UEFA takim në kryeministri, përfaqësuesit e disa institucioneve bëhen bashkë për finalen e UECL

18 Janar 2022, 16:50| Përditesimi: 18 Janar 2022, 16:58

  • Share

Një delegacion i UEFA-s është pritur sot në kryeministri në lidhje me organizimin e finales së Conference League në datën 25 maj. Në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e disa institucioneve, por edhe kryetari i bashkisë Tiranë, të cilët të gjithë sëbashku kanë shprehur gadishmërinë që finalja europiane të shkojë pa asnjë problem.

“Është zhvilluar sot në Tiranë takimi me përfaqësues të nivelit të lartë në kuadër të përgatitjeve për organizimin finalen e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj 2022.

Delegacioni i UEFA-s i përbërë nga Rémi Decouacon, Thomas Perrot e Denis Bastari i shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të Federatës së Futbollit janë pritur sot në takimin e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë nga drejtues të lartë të institucioneve qeverisë qendrore dhe vendore.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben si edhe përfaqësues të tjerë nga Kryeministria, Policia e Shtetit dhe Bashkia Tiranë.

Në mbledhje u diskutua për disa çështje duke nisur që nga çështjet e mobilitetit që kanë të bëjnë me finalen e UEFA Europa Conference League në Tiranë, çështje të kapaciteteve akomoduese aeroportuale, kapacitetet e parkimit të fluturimeve çarter, transportin publik në tërësi përfshirë dhe atë Rinas-Tiranë e anasjelltas si dhe çështje të sigurisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?