Moment nga shorti

Sport

UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

31 Gusht, 13:48| Përditesimi: 31 Gusht, 13:52

  • Share

NYON, Zvicër - Është hedhur sot shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.

Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.

Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?