Armand Duka dhe Aleksander Ceferin

UEFA zyrtarizon kandidatët për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, Armand Duka në garë për mandatin e dytë

16 Shkurt 2023, 16:27| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 16:30

  • Share

UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e Presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zgjidhen në Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s. Kongresi do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë më datën 5 prill 2023.

UEFA bën me dije se të gjithë kandidatët iu nënshtruan një kontrolli të përshtatshmërisë të kryer nga një komitet zgjedhor i përbërë nga anëtarë të Komitetit të Qeverisjes dhe Pajtueshmërisë së UEFA-s dhe të gjithë e kaluan me sukses këtë kontroll të përshtatshmërisë.

Në garë për t’u rizgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili garon për një mandat të dytë. Janë 13 kandidatë që do të garojnë për 9 vende e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kandidati i vetëm për postin e Presidentit të UEFA-s është Aleksandër Ceferin, i cili pritet të rizgjidhet në këtë post për një tjetër mandat.

 

  1. a) Kandidati për postin e presidentit të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar):
 MbiemërEmërVendi
1.Čeferin*AleksanderSllovenia

* kandidim për rizgjedhje

  1. b) Kandidate për një pozicion femër si anëtare në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar):
 MbiemërEmërVendi
 1. McAllisterLaura Uells
  1. c) Kandidatët për shtatë pozicione anëtarësh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar – në rend alfabetik):
 MbiemërEmërVendi
1.Christensen*Jesper MøllerDanimarkë
2.DialloPhilippeFrancë
3.Duka*ArmandShqipëri
4.FousekPetrRepublika Çeke
5.KlavenessLiseNorvegji
6.KobiashviliLevanGjeorgji
7.Pavelko*AndriiUkrainë
8.PetrieRodSkoci
9.QuadererHugoLihtenshtejn
10.Rubiales*LuisSpanjë
11.VassalloBjörnMaltë

* kandidim për rizgjedhje

  1. d) Kandidat për një pozicion si anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 2-vjeçar):
 MbiemërEmërVendi
1.WatzkeHans-JoachimGjermani

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?