Ushtria në kërkim të autorëve të sulmit në Ugandë

Bota

Ugandë, rebelët e lidhur me shtetin islamik sulmojnë një shkollë! 41 të vrarë, shumica nxënës

17 Qershor 2023, 13:47| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 13:53

  • Share

Ka shkuar në 41 numri i përsonave të vrarë, shumica nxënës, dhe tetë janë në gjendje kritike, në një shkollë në perëndim të Ugandës nga rebelët të lidhur me grupin militant, Shteti Islamik. 

Policia tha se sulmi i së premtes, 16 qershor, është kryer nga Forcat Aleate Demokratike, një grup ugandez me seli në Republikën Demokratike të Kongos.

Autoritetet njoftuan se ushtria është duke ndjekur pjesëtarët e grupit të cilët kanë ikur drejt parkut kombëtar, Virunga.

"Deri më tani, 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë transferuar në një spital”, tha zëdhënësi i policisë, përmes një deklarate të publikuar sot.

Mbi 60 nxënës, po vijonin mësimin në këtë shkollë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?