Sociale

Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni për Report Tv: I gjithë prilli do të dominohet nga reshjet e shiut! Java që vjen do të jetë e ftohtë

1 Prill, 12:00| Përditesimi: 1 Prill, 12:04

  • Share

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, reshjet e shiut vijojnë të jenë ende prezente në vendin tonë. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se shiu do të të na shoqërojë gjatë gjithë muajit prill.

“I gjithë muaji prill do ketë prezencë të shiut. Gjatë këtij muaji mos i hiqni çadrat. Në qarkun e Kukësit reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri në formën e shtrëngatave. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta”, tha Gjoni ndërsa theksoi se nuk presim reshje me intensitet si në Greqi.

Gjoni tha se java që vjen do të jetë e ftohtë pasi që prej kësaj jave do të kemi një ulje graduale të temperaturave.

“Temperaturat do të ulen me 1-2 gradë. Të premten në veri të vendit, kryesisht në Alpe do të kemi reshje të dëborës”, nënvizoi Gjoni.

Në fund Gjoni shtoi se edhe gjatë këtij muaji do të ketë ditë më diell, por do të ketë më shumë reshje  se prilli i vitit të kaluar.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?