Në fshatin Çiflig të bashkisë Dimal, në çdo shtëpi sheh depozita në çati, dëshmi e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Përpos faktit se uji shkon në çezma me orar, banorët ankohen se është i ndotur, pasi mban erë nafte dhe ka ngjyrë ndryshku. Ata thanë se depoja kryesore që furnizon këtë fshat ndodhet në zonën naftëmbajtëse ndaj ankohet se uji ndotet nga puset e naftës. Në këto kushte banorët detyrohen të blejnë çdo ditë ujin e pijshëm, duke rënduar gjendjen e tyre ekonomike.
“Ujin e pijshëm e blejmë te autobotet sepse ujë në çezma ka aromë të rëndë dhe ngjyrë ndryshku. E përdorim vetëm për të larë, por me merak e kemi. Ndërsa për të pirë e blejmë me lek. Ka vite që ne vuajmë për ujë. Harxhojmë shumë por s’kemi çfarë bëjmë sepse ujë është i domosdoshëm”, thanë ata.
Drejtoresha teknike e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat tha në lidhje direkte për Report tv se brenda 2025-ës do te investohet për furnizimin me ujë te pijshëm te 250 familjeve ne Çiflig.
“Ne kemi në plan ta furnizojmë qytetin e Dimalit me ujë të Bogovës, kështu që dhe banorët e Çifligut do të furnizohen nga pompat e Poshnjes, pra do të marrin dhe ata ujë nga Bogova njësoj si qyteti. Po kështu do të bëhen punime në rrjetin e këtij fshati. Problematika të marrë zgjidhje brenda 2025-ës”, tha Evisa Allajbeu.
Ai uje nuk duhet te perdoret as per te lare,jo me per te pire qe nuk behet fjale.Kimikatet qe kalojne me te lene pasoja te renda duke filluar nga te vjellat e te perzierat e duke mbaruar te demtimet e organeve te brendeshme e deri te kanceri.Nuk pret puna per /projekte te vageta brenda 2025/! Vras mendjen nese ndonjeri ka bere testin e shkrepses ne uje per te pare nivelin e ndotjes! Po te futesh nje shkrepse te ndezur ne ujin qe vjen nga cezma dhe uji,ose me sakte gazi i perziere me te merr flake,ndotja eshte ne nivele superalarmante.
Përgjigju