Gjatë prononcimit të përjavshëm të kryeministrit Rama mbi ekonominë nuk kanë munguar batuta nga ky i fundit. I pyetur nëse e konsumon ujin e pijshëm në shtëpinë e tij, Rama e pohoi.
Ndërkohë që shumë banorë ankohen për cilësinë e ujit të rrjetit, Rama tha se e lan djalin e tij të vogël, Zahon dy herë në ditë me atë ujë.
"Që unë e pi ujin në banesën time këtë mos keni asnjë dyshim. Tirana aktualisht ka një rritje shumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vetë. Ka disa zona që janë 24 orë ndërsa disa zona jo. Ka një rritje të mesatares. Po kështu mund të them dhe Durrësin. Sot kemi një rritje të ndjeshme të furnizimit. Dy herë në ditë, në mëngjes dhe darkë. Nuk di se ku gjendet uji tjetër, nuk e laj Zahon me ujë shiun. Prisni datën 25 prill dhe do të shihni sa i besueshëm jam unë" - tha Rama.
Lajmi kryesor:
Furnizimi me ujë të pijshëm/ Rama: Brenda 2021, 24 orë furnizim në 52 zona urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara
E.M.//ReportTv.al