Politikë

‘Ujërat e zeza problem në mes të sezonit në Golem e Qerret’, kryebashkiaku i Kavajës: Ja kam thënë edhe Ramës, është duke u bërë një projekt

14 Korrik, 22:55| Përditesimi: 14 Korrik, 23:06

  • Share

 

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, teksa ka folur për turizmin për këtë vit në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ka një rritje të numrit të turistëve.

Qosja tha se problematik mbeten ujërat e zeza, për të cilat sipas tij është duke u bërë një projekt.

‘Akoma s’kemi statistika për turizmin, por ka një rritje të kapaciteteve të hotelerive dhe operatorët turistikë kanë bërë investime të mira. Bashkia me sa mundet është afër pushuesve me pastrimin dhe me sigurinë. Ujërat e zeza është një problem i madh, ne po e mirëmbajmë me ujësjellësin, por nuk mbahet me arnime.

Unë mendoj se është më e rëndësishëm problemi i ujërave të zeza sesa uji i pijshëm, sepse ka të bëjë me higjienën. Unë ja kam thënë edhe kryeministrit Rama dhe ministres Mirela Kumbaro se ujërat e zeza janë një emergjencë, në plazhin e Golemit dhe Qerret. Po merren me një projekt dhe të shohim se sa do t’ja arrijë vitin që vjen’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Prishja e ndërtimeve në Theth, Bardeli: Duhet dialog me banorët, janë pronarë legjitim! Zef Çuni: Bashkia të ndërhynte! Baba: Dëmtohet turizmi


S.B/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?