GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se kanë përfunduar punimet për ujësjellësin e ri në Gjirokastër. Përmes këtij investimi, Rama thotë se do të bëhet i mundur furnizimi 24 orë me ujë për qytetarët.
Rama ka ndarë edhe një video nga ujësjellësi i ri, ndërsa shkruan se me këtë investim do i jepet fund njëherë e mirë problemeve të mëparshme.
“Mirëmëngjesi dhe me ujësjellësin e ri të Gjirokastrës, që do të furnizojë me ujë 24 orë, duke i dhënë fund një herë e mirë gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Ujësjellësi i ri është një investim i përbashkët nga Gjermania dhe Zvicra. Sistemi i ri, furnizimi dhe kapacitete të rritura të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, sigurojnë ujë 24 orë për qytetarët gjirokastrite përmes një financimi total prej 8.2 milion euro prej të cilave qeveria gjermane ofroi mbi 7 milionë euro dhe ajo zvicerane mbi 1 milion euro.
Përmes kësaj shume u ndërtuan dhe rehabilituan tubat transportues, rrjetet e ujit dhe të kanalizimeve, rezervuarët dhe impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe u instalimi i matësve tek konsumatorët.
Programi i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri përfshin mbështetje në fushën e shërbimeve infrastrukturore dhe kontributi për programin e infrastrukturës bashkiake.
mir ja ke bo se duhet te kemi uje 24 ore , respekt
Përgjigjushyqyr eshte vendosur dore ne ujesjelles dhe po na sigurojne uje 24 ore ne dite
PërgjigjuKy sektor ishte lene ne meshire te fatit nga Saliu,sot kemi permiresim shume te madh te ujesjellesit
PërgjigjuPo Tirana ne cilin shekull do te kete uji 24 ore....???
PërgjigjuMe kete hajdut qe ka Tirana si Drejtor ne ujesjelles kanalizime as mos e mendo se mundet te kemi ndonje here uje 24 nga ujesjellesi, por rrofshin depozitat.