Ujësjellësit me PPP, ekspertët: E pastudiuar, rrit kostot për qytetarët! Çoçoli: Reforma e domosdoshme, ndërmarrja e falimentuar nga humbjet dhe borxhet

15 Nëntor 2023, 18:21| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 21:23

  • Share

Kriza financiare dhe zhytja në borxhe që ka përfshirë ujësjellës-kanalizimet, mund të zgjidhet duke i dhënë ato me koncesion. Në një projektligj të hedhur për konsultim publik nga Ministra e Infrastrukturës, alternativa kryesore për të rritur performancën e sektorit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, është dhënia e tyre me koncesion.

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti Eduard Elezi thotë se duhen parë ku kanë shkuar investimet në ujësjellës, e sipas tij ky koncesion mund të rrisë koston për qytetarët.

‘Duhet performancë për të analizuar humbjet, siç u bë me energjinë. Ujësjellësi i Durrësit e merr ujin në Milot dhe deri kur shkon në Durrës, në Fushë Kuqe vadisin arat. Duhet parë ku kanë shkuar investimet në ujësjellës. Këta nuk e kanë idenë si jepet me koncesion. Do merren 75 mln euro borxh kredi për qoka, rrit koston për qytetarët.’- tha Elezi.

Por për ekspertin e ekonomisë, Fatos Çoçoli, reforma është e domosdoshme, pasi ndihmon ndërmarrjet e Ujësjellës-kanalizimeve që të menaxhohen më mirë.

‘Koncesioni është një variant nga tre. Reforma në ujësjellës e domosdoshme, ndërmarrja ka falimentuar. Zgjidhje nuk është vetëm koncesioni. Ky projektligj e ka emrin për trajtimin e ujësjellësve dhe strukturave që trajtojnë ujërat e ndotura urbane. Ka tre zgjidhje, kontrata e performancës, ministria me 51% të aksioneve si pronare i kërkon bashkisë kur nënshkruan kontratën, nëse nuk ke ulur me 20% humbjet, nuk ta rinovoj licencën. Projektligji ndihmon ndërmarrjet UK te menaxhohen më mirë.’- tha Çoçoli.

Sipas eksperti të ekonomisë Çoçoli ndërmarrjet Ujësjellës-kanalizime kanë tre opsione:

'1. Të respektojnë kontratën e performancës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

2. Të shikohet mundësia e dhënies me koncesion, nëse një studim leverdishmërie i rekomandon për këtë formë menaxhimi

3. Të merren nën kujdestari nga operatori i alternativës së fundit, kur treguesit e performancës i kanë të pashpresë'- tha Çoçoli.

Nga ana tjetër inxhinieri Azmer Duleviç, nënvizoi se koncesioni i ujësjellësit mund të dështojë dhe se duhet të ketë një studim të mirëfilltë, ndërsa shtoi se nuk duhet rritur kostoja e çmimit për qytetarët.

‘Koncesioni i ujësjellësit mund të shkojë në dështim, duhet studim. Ujësjellësit kanë miliona lekë borxhe ndaj OSHEE. Kompanitë e ujësjellësve janë me borxhe të akumuluara. Ujësjellësit nuk paguajnë faturat e borxheve. Nuk duhet të rritet kostoja e çmimit të ujit për qytetarët. Nëse ndodh e kundërta është dështimi i radhës spektakolar i ujësjellësve.’- tha Duleviç.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 16/11/2023 07:54

    Si ka munsi UKT në kte gjendje?? Ju keni punsu "specialistet" më të mira . Zajmina Vasjari ,Bieta Sulo etj etj etj...

    Përgjigju
  • Or tej: 15/11/2023 23:08

    Perderisa punonjesit e UKD mbushin xhepat dhe i lejojne akoma familjaret apo bizneset qe te lidhen pa sahat ne falimentim gjithmone do jete or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ujti: 15/11/2023 18:43

    Po militantet ku do i punesoni Nuk eshte faji i nderrmarrjeve por faji i drejtuesve qe i katandisen ujesjellsat ne vende punesimi per militantet Nuk doni specialist por militant qe iu japin vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?