'Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak', Rama: Në mandatin e tretë ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë! Ulim humbjet e energjisë në 10% (VIDEO)

18 Mars 2021, 10:03| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:26

  • Share

TIRANË- Program i PS-së për mandatin e tretë qeverisës parashikon që 61 bashkitë e vendit të furnizohen me 24 orë ujë të pijshëm në ditë. Kryeministri Edi Rama akuzoi kundërshtarët politikë se i kishin kthyer ndërmarrjet e ujësjellësve në fole punësimi partiak, teksa shtoi se me ardhjen e tij në pushtet panorama u ndryshua rrënjësisht.

Një nga sukseset e tij më të mëdha, Rama quan Reformën në Energji, duke thënë se falë bashkëpunimit me qytetarë arkëtimet janë dyfishuar dhe se tani më nuk ka afrofe, por secili paguan aq sa shpenzon. Premtimi i tij për mandatin e tretë është që të ulë humbjet nga 10% nga 21% që është aktualisht, e ndërsa nuk i kurseu sërish akuzat as në këtë sektor duke thënë se opozita sot premton ato që "qeveria e tij mezi i ka hequr nga sistemi". Për energjinë ai prezantoi tre prioritete që kanë të bëjnë me transformimin e nënstacioneve dhe fuqizimin me kapacitete në rrjetin e shpërndarjes, si dhe kalimi në teknologjinë smart. 

"Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar", e mbylli Rama fjalën e tij, gjatë prezantimit të programit.

 

Ora 11:24
Drejtori i KESH, Benet Beci: Kemi investuar 200 milionë euro, projekti madhor është skavica! Projektet sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në Shkodër (VIDEO)

Në 8 vite në Shqipëri janë investuar 200 mln euro në rinovime teknologjike në prodhimin e energjisë dhe në portat e shkarkimit të digave. 
Drejtori i Koorporatës Energjetike Shqiptare (KESH), Benet Beci, njëherazi kandidat për deputet në Shkodër nga radhët e Partisë Socialiste, thotë se në vitet në vijim janë projekte madhore investimesh. 

"Para dy muajsh takova inxhinier Toninin i cili e ka filluar jetën e tij profesionale në montimin e turbinave gjatë ndërtimit të hidrocentralit dhe tani rreth 70 vjeç në pension po na ndihmon për zëvendësimin e tyre. Ai ishte shumë i kënaqur që po përmbyll jetën e vet profesionale me zëvendësimin e turbinave proces që ndodh për herë të parë që nga ndërtimi i tyre. Këto janë ngjarje që ndodhin një herë gjatë jetës së një njeriu dhe gjatë jetës së një hidrocentrali. Kjo është ajo që kemi bërë këto 8 -të vite. Kemi investuar rrethë 200 milion euro për rinovime teknologjike në prodhimin dhe në portat e shkarkimit të digave, hidrocentralit të Vaut të Dejës kaskadës së Drinit që prodhojnë sot 70% të energjisë së vendit. Çdo orë që ato nuk prodhojnë apo kanë difekte energjia duhet importuar me kosto të lartë. Investimet kanë bërë të mundur të garantojnë një prodhim të pastër e me kosto të lirë. Jemi përqëndruar në projekte të reja. Skavica është investimi më strategjik që Shqipëria po bën në energji, është një investim madhor i cili do të rrisë prodhimin e energjisë në  kaskadë me 20%, investim i cili do të japë kontribut të rëndësishëm në reduktimin e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës investim që do t’a bëjë Shqipërinë një lojtar të rëndësishëm në tregun rajonal të energjisë. Si pjesë e strategjisë se qeverisë për diversifikimin e prodhimit të energjisë po investojmë edhe në energjinë diellore. Këtë vit investojmë 20 miliom euro vetëm nga Kesh në parqet fotovoltaike në Vaun e Dejës diçka e pamenduar për gjendjen e sektorit disa vite më parë. Këto investime janë një mundësi e re për zhvillimin e teknologjisë, këto investime hapin vende pune për punësimin të rinjëve në ekonominë e gjelbër të së ardhmes. Korporata Elektroenergjitike është ndër kompanitë më të mëdha në Republikën e Shqipërisë dhe më e madhja në veri të Shqipërisë. Për herë të parë Korporata po i kthen sytë nga komunitetet të cilat i kanë dhënë energji gjithë Shqipërisë për më shumë se 4-tër dekada. Po punojmë në fushën e mjedisit infrastrukturës zhvillimit të turizmit si dhe këtë sezon me buxhetin e Keshi-t fillon ndërtimi rrugës së Vaut të Dejës –Koman aq e kërkuar nga banorët por dhe nga mijëra turistët që vizitojnë alpet tona. Po këtë vit do fillojmë dhe ndërtimin e infrastukurës lundruese në Vaun e Dejës po ashtu dhe në Koman, muzeun shqiptar të energjitikës. Muzeun Kombëtar në Koman që do t’a kthejë të gjithë zonën në një pol të ri të zhvillimit të turizmit, të një lloji tjetër në Shqipëri, të një lloj turizmi që është i vecantë jo vetëm në shqipëri por dhe në ballkan. Këto projekte që janë në punë e sipër dhe ato që fillojnë të jenë, janë nisma që sjellin zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës më të mira në të gjithë vendin. Mandati i 3-të është mundësia për përjetësimin e tyre. E ndjej të nevojshme sot, që të ndaj me ju si pjesë e ekipit të Shkodrës një nga momentet më të vështira por dhe më të sukseshme do të thoja të menaxhimit të Kaskadës dhe të prurjeve ekstreme të ndodhura gjatë muajit Janar. Ndjehem krenar për atë që arritëm të bëjmë në kushtet kur prurjet vjetore kanë qënë maksimale që nga viti 1963 gati 2 (dy) herë më shumë se viti 2010. Të menaxhonim me kujdesin me të madh dhe me përgjegjësisinë më të madhe për të mos bërë asnjë dëm në pjesën, nën ultësirën e Shkodrës në ditët e fillimit të Janarit dhe fillimit të Shkurtit. E them këtë sepse… për të dëshmuar që kemi arritur të menaxhojmë një sasi prurjesh historike me një kujdes të vacantë, më një ndjeshmëri të lartë për pjesën e gjithë nënShkodrës. Kemi qënë në kontakt ditën dhe natën nga fshatari fundor në Obot apo në Dajc për të parë që mos t’i hyjë asnjë pikë ujë në shtëpitë e tyre. Sigurisht, dëme kanë pasur për sa i përket bujqësisë dhe blektorisë ndopak, por kurrë nuk u bë e mundur të lëviznin njerëzit dhe evadoheshin. Ky ka qënë qëllimi ynë gjatë kësaj kohe. E ndjej të nevojshme t’a them këtë dhe në respektin e punës së bërë nga gjithë Kesh, punonjësit e Kesh dhe bashkëpunimi që kemi pasur dhe me institucionet e tjera për të bërë të mundur reduktimin dhe minimizimin dëmeve dhe problemeve të Shkodrës gjatë këtyre prurjeve ekstreme të muajve të fundit. Por, zgjidhja përfundimtare do të jetë  Skavica. Ajo do të jetë që do t’i japë fund një herë e përgjithmonë ankthit të pjesës Shkodrës, nënShkodrës, ankthit shumë vjeçar të banorëve të saj dhe unë jam i kënaqur sot në këtë prezantim që paraqitëm dhe projektin e Skavicës që tashmë nuk është vetëm një projekt por është një projekt i filluar. Për këtë ndjehem krenar që ai filloi gjatë këtij mandati dhe do të vazhdojë në mandatin tjetër", tha ai.

Ora 11:05
Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela: Sot arkëtojmë 300 milionë dollarë më shumë se 8 vite më parë! Hoqëm faturat afrofe (VIDEO)

Në vitin 2013 OSHEE humbiste nga vjedhjet rreth 150 milionë dollarë në vit, humbje e cila sillte riskun që të kalonte në një 'black-out' total. Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, në rezymenë që i bëri zhvillimeve në këto 8 vite në sektorin e energjisë elektrike, nga viti 2013 në vitin 2021, tha se humbjet janë minimizuar dhe se është përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët.

 “Para nisjes së reformës së Energjetikës, në 100 lekë që hidhesh energji elektrike në rrjet paguhej më pak se gjysma. Mentaliteti i krijuar prej vitesh për të trajtuar energjinë elektrike si një mall pa Zot thelloi gropën financiare të OSHEE-së. 150 milionë dollarë humbiste çdo vit nga vjedhjet dhe mospagimi i energjisë elektrike. Mungesa e energjisë elektrike dhe defektet ishin aq të shpeshta sa në qytete, mungonte edhe me ditë energjia. Sot kjo situatë duket e largët dhe është transformuar. Qytetarët e kuptuan që shëndoshja e OSHEE-së është në të mirë të tyre. Niveli i humbjeve në 2013-ën ishte ne nivelin 45-50 për qind, viti 2020 shënoi nivelin 21.4 për qind. Sa i përket arkëtimeve sot kompania arkëton 300 milionë dollarë më shumë se para 8 viteve. Rritja e të ardhurave dhe arkëtimeve krijoi mundësinë që kompania të shëndoshej dhe të hidhte sytë te investimet dhe përmirësimi i shërbimeve te qytetarët. Hapi i parë që bëmë ishte krijimi i sa më shumë pikave për tu krijuar shërbime qytetarëve. Nëse në vitin 2013 numëroheshin 49 sportele në gjendjen më të mjerueshme, sot ne kemi 98 sportele me pajisjet më moderne. Kemi shtuar edhe 2000 sportele alternative. Kemi arritur të shkurtojmë ato radhë të gjatë. Kompania investoi edhe në përmirësimin e sistemit të faturimit. Ne hoqëm përfundimisht mënyrën e faturimit afrofe, më e padrejta që i bëhej qytetarët, sot të gjithë abonentët janë të pajisur me matësa dhe paguan atë që konsumon", tha ndër të tjera Çela.

Ora 11:05
Rama: Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj! Jam këtu për të luftuar për ju (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e mbylli  fjalën e tij me një mesazh drejtuar qytetarëve.

“Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar”, shtoi ai.

Ora 10:27
Energjia/ Rama: Do i çojmë humbjet në nivelin e 10% siç e ka bota! Opozita po kërkon t'i kthejë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga prioritete e qeverisë së tij në sektorin e energjisë. Teksa ka renditur sukseset e qeverisë së tij, Rama tha se opozita po kërkon që të rikthejë ato gjëra që mezi janë hequr nga sistemi.

"Nga ana tjetër niveli i humbjeve në sektorin e energjisë ishte katastrofik, që shkonte deri në 50%. Ndërkohë që sot kemi arritur në një nivel që është 21% që ka të bëjë me ato që quhen humbje teknike dhe që po rikuperohen me investime të reja. E pra ne do ta çojmë në mandatin e tretë. Humbjet teknike në 10% e pranueshëm botërisht, ndërsa aktualisht humbet 21%. Arkëtimet, sot kemi dyfishin e arkëtimeve sepse sot kemi të përfshirë të gjithë qytetarët në një proces transformimi që nuk do mund të kishte ndodhur pa ata. Rrezikonim të shkonin në kolaps energjik, me 1.2 mld borxhe të trashëguara, kemi bërë investime që janë bërë në një realitet ku 80% e rrjetit të shpërndarjes e gjetëm mbi 40 vjeç, madje ka pasur edhe relike të vitit 1936, një tmerr dhe sot e gjithë ditën me të drejtë shumë kush qahet pse kur fryn erë ikën energjie, apo kur bie borë, përtej faktit që kjo gjë mund të bëjë ndërprerje të SHBA, por tregon që duhet sërish investime, kemi ofruar gjysmë miliardi dollarë investime. Të rrisim sigurinë e furzinimit për të gjithë. E dyta të ndërtojmë dhe të transformojmë në stacionet e tjera në rang vendi nga veriu në jug një rrjet të ri 20kv me një seri kabinash tjetra që do të garantojnë një kompleks një siguri energjike dhe një cilësi më të mirë. Të fuqizojmë aspektin teknologjik smart, në monitorim dhe operim përmes një sistemi që është i instaluar në Shqipëri dhe e ka atë bazë të nevojshme për t'u shtrirë dhe zhvilluar duke telekomanduar në distancë të gjitha kabinat dhe duke filluar nga Shkodra në zona të tjera pasi është ndërtuar zemra këtu në pellgun Tiranë-Durrës. Një fakt që ka rëndësi të thuhet, ishim 154-tët në botë për kohën e lidhjes energjisë elektrike për një subjekt, sot jemi në vendin e 44. Deri në 2016 ishit në ankthin e faturave afrofe, një formë mbledhjeje para, jo duke bërë që të paguani atë që ju takonte, por për të siguruar mbijetesën në pasigurinë në atë gropë borxhesh. Afrofeja u zhduk, siç u zhdukën shumë të këqija. Kërkojnë që të rikthejnë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi", tha Rama.

Ora 10:19
Rama: Nga 12 orë ujë në ditë në 2013-n fund të këtij viti shkojmë 18 orë (VIDEO)

Premtimi për furnizimin me ujë 24 orë në të gjithë territorin do të realizohet  brenda mandatit të tretë. Kjo ishte deklarata e Kryeministrit Rama sot, teksa përmendi të gjitha arritjet në këto 8 vite sipas tij.

"Ne kishim 12 orë ujë në ditë si mesatare. Në dhjetor të këtij vitit do të kemi 18 orë ujë në ditë dhe në mbyllje të mandatit të tretë 24 orë ujë në ditë. Nga një anë kemi rritur si asnjëherë më parë furnizimin me ujë në rang territori. Njëkohësisht nga ana tjetër ne kemi hyrë në një proces transformimi në disiplinimin e marrëdhënieve mes konsumatorit dhe këtij malli, jetik por mall sidoqoftë. Kemi mbuluar me matëse 81% të popullatës dhe në fund të mandatit të tretë shkojmë 96%. Pra thuajse dyfishi i popullatës  që kishte një matës në vitin 2013. Sfida e ujit është një sfidë që po fitohet dhe këtu kam parasysh se është një sfidë krejt e ngjashme me të gjitha sfidat e tjera që po fitohen. Pra, që do të thotë se na duhet kohë akoma", tha Rama.

Ora 10:13
Rama: Në mandatin e tretë ujë 100% ujë të pijshëm 24 orë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjatë mandatit të tretë do sigurohet 100% ujë i pijshëm. Ai tha se e gjeti sistemin e ujësjellësit në kolaps, ku ndërmarrjet ishin kthyer në fole punësimi partiak, por sot, tha Rama panorama paraqitet ndryshe.

"Ndërmarrje e Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak. E nisëm më konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit me krijimin e një agjencie kombëtare që koordinon nga lart investim dhe sistemin e furnizimit me ujë dhe administrimin e mbetjeve me një plan strategjik dhe financim masiv të projekteve që nisën të hartohen njëri pas tjetrit. Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada. Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s'ka pasur ujë më parë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale", tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ora news: 18/03/2021 19:59

    QE E ARDHMJA E FEMIJES TEND TE JETE NE SHQIPERI MORE RAMA ,,,,DUHET QE TE MOS E SHKATARROSH TIRANEN ME PALLATE,,,GJEJ NJE OBORR DHE BEN NJE PALLAT TI MOR RAMA BASHKE ME ATE VELIAJN,,,KY ESHTE NJE TURP I MADH ,,,ME GJEJ NJE KRYEQYTET NE EUROPE QE NDERTON NE MENYRE TE TILLE KAOTIKE,PA DISTANCE 30 M NGA PALLATI NE PALLAT,,DHE PA PLAN URBANISTIK,,DUKE PERQENDRUAR POPULLSINE NE ZONA SHUME TE VOGLA,,,,KU NDODH KJO ?,NE ROME,,,PARIS,,,BERLIN,,VJENE,,,BRUKSEL,,,BUDAPEST,,MOSKE,,PRAGE,,STOKOLM,,LONDER,BEOGRAD,,,,KU,???????????

    Përgjigju
  • kavajsi: 18/03/2021 15:04

    Perse jeni kaq mashtrues .Ku e keni eleminuar aforfen kur mua megjithse kam 2 vjet pa ardhe ne Shqiperi muaji Nentor e Dhjetor me kane ardhur faturat nga 4000 e tietra 5000 leke.dhe mbi te gjitha i paguaj ne rregul çdo muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?