Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Mirdite ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me ujë nga çezmat publike të vendosura së fundmi në qytet, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar ndotje mikrobiale përtej normave të lejuara për konsum.
Sipas analizave të kryera, niveli i ndotjes mikrobiale (MPN=4) tejkalon kufirin e lejuar për ujin e pijshëm, duke e bërë të pasigurt për përdorim nga qytetarët.
Nga verifikimet rezulton se:
• Çezmat nuk janë të pajisura me depo për trajtimin e ujit;
• Nuk është kryer dezinfektimi i ujit;
• Mungon sistemi i filtrimit.
Në këto kushte, konsumi i këtij uji përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Deri në marrjen e masave të duhura nga institucionet përgjegjëse, përdorimi i ujit nga këto çezma duhet të ndërpritet.
NjVKSh i bën thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë ujin dhe të ndihmojnë në përhapjen e këtij njoftimi për të parandaluar probleme të mundshme shëndetësore.
Komente
