Tiranë-Banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë kanë pasur probleme me ujin, i cili i ka ardhur i ndotur. Lidhur me këtë Krimi Ekonomik nisi një hetim në terren, ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit.
Përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ky problem të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë nga gazetari Arsen Rusta, ndaj Skerdi Drenovës kreu UKT dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani.
Gazetari ka paraqitur edhe disa pyetje lidhur me punimet nëse ato janë me tender.
‘Ky është një kallëzim penal ndaj zyrtarëve publik të identifikuar dhe pa identifikuar, Bashkia Tiranë kryetarja në detyrë Anuela Ristani dhe kreu UKT z.Skerdi Trenova. Prej mesditës së premte dt.11 prill në lagjen Komuna e Parisit si po ju përcjell edhe link e lajm denoncimin uji ka qenë i ndotur masivisht. Kërkoj nga ana e SPAK që të verifikojë, pasi UKT pranon se ka kryer punime: Kanë qenë këto punime me tender? Kanë qenë punime të parashikuara?’, thuhet në kallëzim.
Kallëzimi në SPAK i gazetarit Arsen Rusta
Komente
