Mjaltë dhe ujë

Shëndeti

Uji me mjaltë, aleat i shëndetit tuaj

11 Qershor 2018, 08:20| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 08:24

  • Share

Mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Thuhet se shëndeti vjen nga barku, e nëse është kështu, duhet ta konsumoni për t’i thithur vetitë e tij shëruese. Sidomos ndikon te ata që kanë telashe me kapsllëkun. Është një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo ditë për të përmirësuar tretjen.

Përzieni mirë 2 litra ujë të vakët me një lugë mjaltë. Prisni që të tretet mirë e më pas e pini. Uji duhet të jetë i vakët e kurrsesi i vluar, sepse shkatërron vetitë shëruese të mjaltit.

Si ndikon në tretje:

-Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, nga zorra e hollë në të trashën.
-Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës.
-Qetëson lukthin dhe ndihmon në shërimin e të thatit në lukth dhe bakteret në stomak.

Si reagon në trup:

-Detokson trupin, hedh helmet jashtë.
-Me pak lëng limoni shndërrohet në aleat për humbje në peshë.
-Ndikon si antibakterial, ju furnizon me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?