Thahet Fierza, bie rezerva energjetike në kaskadë (VIDEO)

21 Korrik 2020, 09:35| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 17:42

  • Share

Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij. Aktualisht dy lumenjtë që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit është në kuotën  287 metra, ç'ka tregon situatën e vështirë hidrike.

Thatësira ka ndikuar në uljen e rezervës energjetikë në hidrocentralin e Fierzës. E pyetur nga Report, Koorporta Elektroenergjetike deklaroi se si pasojë e prurjeve të ulëta dhe rritjes së kërkesës për energji elektrike, kaskada në këtë periudhe pëson rënie deri në nisjen e sezonit të shirave".

"Nga të dhënat më të fundit të Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës, niveli në Hidrocentralin e Fierzës është në kuotën 287.64, metër mbi nivelin e detit ndërsa rezerva energjitike e kaskadës është 1029 GWh. Një vit më parë rezerva energjetike ishte 1103 GWh".

Aktualisht prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është  5.970 MWh, ndërsa prodhimi ditor në Vaun e Dejës është 2.786 MWh.

Pyetjes nëse mund të përballemi me një krizë energjetike si pasojë e prodhimit të ulët të energjisë, KESH u përgjigj se "situata është menaxhuar me kujdes ndaj nuk mund të ketë krizë në furnizimin e pandërprerë dhe të qëndrueshëm të konsumatorëve me energji elektrike".

1595317044_fierza.jpg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?