Nata e kaluar ka rezultuar fatale për blektorin Namik Sinani nga fshati Karbunarë e Sipërme në Lushnje.
Ujku ka hyrë në tufen e të imtave të blegtorit duke shkaktuar dëme kolosale. Mësohet se nga 80 krerë që kishte blegtori Sinani, tashmë i kanë mbetur vetëm 12 prej tyre, dhe këto të plagosura.
Tufa e të imtave ishte I vetmi burim të ardhurash për familjen Sinani, ndërsa tashmë nuk dihet se me çfarë do të jetojnë.
"S’kam asnjë të ardhur, vetëm me ato ushqeheshim. Vetëm kjo kërrabë (shkop) më ka ngelur dhe qeni që ta vras fare që nuk e ruajti fare tufën”, shprehet fermeri.
Sinani pohon se që prej moshës 12 vjeç është bari, dhe të vetmen të ardhur për familjen ka patur nga bagëtitë.
Ky nuk është rasti i parë në vend kur kafshët e egra qarkullojnë dhe në zona të banuara duke shkaktuar demë në kafshë dhe shpend.
Komente

Sa kembe kishte ujku re,aman
PërgjigjuPër shkak të Shpopullimit të fshatrave ndollin kto gjëra
Përgjigju