Ukraina ka arrestuar një nënkryetar të këshillit të qytetit të sapoçliruar të Khersonit, me dyshimin se ka ndihmuar forcat ruse që morën kontrollin e qytetit në mars, tha prokurori i shtetit të Ukrainës.
Zyrtari i Kherson, i cili nuk u përmend në deklaratë, dyshohet se ka bashkëpunuar me autoritetet okupuese dhe ka ndihmuar në funksionimin e shërbimeve publike nën urdhërat e rusëve, tha prokurori, raportojnë mediat e huaja.
Sipas akuzave zyrtari përballet me 12 vite burg nëse ndiqet penalisht dhe shpallet fajtor. Ai është në paraburgim, por mund të lirohet me kusht, tha prokurori.
Ukraina çliroi qytetin e Khersonit më 11 nëntor pasi forcat ruse u tërhoqën. Moska e kishte kontrolluar më parë qytetin që në fillim të luftës.
Ukraina ka legjislacion që kriminalizon aktin e bashkëpunimit, por zyrtari i këshillit të qytetit Kherson dyshohet për krimin paksa të ndryshëm të "ndihmës së një shteti agresor".
Lajmi kryesor:
Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit
S.S/ReportTv.al