Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 20:53| Përditesimi: 1 Qershor, 20:57

  • Share

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë. Bisedimet planifikohet të zhvillohet nesër më 2 qershor.

Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në rundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.

Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.

Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes

Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.

Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin./DW

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?