Bota

Ukraina devijon sërish nga bindja pro-ruse, nis përdorimin e droneve ushtarake turke 

28 Tetor 2021, 00:55| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 06:49

  • Share

Ukraina ka devijuar sërish në parimet e saj pro ruse duke nisur përdorimin e droneve ushtarake turke.

Pamjet e publikuara në faqen e Facebook të forcave të armatosura ukrainase treguan se Bayraktar TB2k synonte dhe gjuante një obus të epokës sovjetike që e identifikoi si D-30 e forcave pro-ruse.

Forcat e armatosura ukrainase akuzuan separatistët se plagosën një ushtar dhe vranë një tjetër me D-30 pranë qytetit lindor të Hranitne në vijën e frontit.

“Bayraktar u përdor për të detyruar armikun të pushojë zjarrin”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës në një deklaratë. “Pas kësaj, bombardimi i pozicioneve ukrainase u ndal”.

Sulmi me dron nuk shkaktoi asnjë viktimë ushtarake apo civile, u raportua nga mediat vendase.

Republika Popullore e Luhanskut, e kontrolluar nga separatistët fqinjë, akuzoi Kievin për përdorimin e Bayraktarit në kundërshtim me marrëveshjet e armëpushimit që ndalojnë vendosjen e dronëve të huaj në vijën e frontit.

Sulmi i së martës me dron është i pari që kur Turqia dorëzoi grupin e parë të Bayraktar TB2 në Ukrainë në korrik.

Kompania private turke Baykar, e cila prodhon dronët e armatosur, e përshkruan modelin TB2 si një "avion pa pilot taktik me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme, i aftë për të kryer misione inteligjence, vëzhgimi dhe zbulimi dhe sulmi të armatosur" me një rreze veprimi deri në 27 orë.

Raportet e mediave thanë se Kievi planifikon të blejë rreth 50 drone Bayraktar TB2, një model kryesor që është përdorur në konfliktet kundër përfaqësuesve rusë në Siri, Libi dhe rajonin e Nagorno-Karabakut, në qendër të një mosmarrëveshjeje të gjatë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ukraina dhe Turqia nënshkruan një memorandum në fund të shtatorit për të krijuar një qendër të përbashkët trajnimi dhe mirëmbajtjeje për dronët në Ukrainë. Këtë muaj, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se ka në plan të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e dronëve Bayraktar në vend.

Shitja e dronëve në Kiev e vendos Ankaranë në një pozicion delikat, pasi Turqia gjithashtu bashkëpunon në sektorin e mbrojtjes me Rusinë, rivalin e Ukrainës.

Kremlini njoftoi të mërkurën se furnizimi i Turqisë me dronë në Ukrainë rrezikon të destabilizojë konfliktin në Ukrainën Lindore, pavarësisht marrëdhënieve "të veçanta" të Moskës me Ankaranë.

Ushtria ukrainase është përfshirë në një konflikt të gjatë me luftëtarët separatistë në Donetsk dhe Luhansk që nga viti 2014 pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë nga Kievi. Konflikti ka marrë më shumë se 13,000 jetë.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë akuzojnë Rusinë për dërgimin e trupave dhe armëve për të mbështetur separatistët, gjë që Moska e mohon.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?