Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh, por pa praninë e Putin e Zelenskyt! Trump: Mund të shkoj nesër në Turqi

15 Maj, 09:43| Përditesimi: 15 Maj, 10:48

  • Share

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen sot për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh në Stamboll. Sipas mediave lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur drejt Turqisë, edhe pse Putin ka refuzuar të udhëtojë për të marrë pjesë në bisedime. Zelensky do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll.

Putin të dielën propozoi negociata të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll të enjten (15 maj) "pa asnjë parakusht". Rusia do të përfaqësohet nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Alexander Fomin. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe emisarë të tjerë të lartë.

Presidenti Trump tha sot nga Katari se mund të shkojë nesër në Turqi.

“E dini, nëse do të ndodhte diçka, unë do të shkoja të premten”, tha Trump në Katar, ndalesa e dytë e turneut të tij në Gjirin Persik. 

Zelensky e kishte sfiduar udhëheqësin e Kremlinit të merrte pjesë në bisedime "nëse nuk ka frikë", në një garë të dukshme për t'i treguar Trump se kush e dëshiron më shumë paqen.

Trump dëshiron që të dyja palët të nënshkruajnë një armëpushim 30-ditor për të ndaluar luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Një ligjvënës rus tha të mërkurën se mund të ketë gjithashtu diskutime rreth një shkëmbimi të madh të të burgosurve të luftës.

Zelensky mbështet një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor, por Putin ka thënë se së pari dëshiron të fillojë bisedimet në të cilat mund të diskutohen detajet e një armëpushimi të tillë, shkruan Reuters.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?