Qeveria ukrainase miratoi dekretin e presidentit Volodymir Zelensky për të konfiskuar 903 prona të shtetasve rusë të cilat ndodheshin në territorin ukrainas, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmygal.
Shmygal tha se pasuria që planifikohet të sekuestrohet është e ndarë në tri kategori.
Kategoria e parë përfshin prona që i përkasin shtetit rus. Kategoria e dytë përfshin asetet në pronësi të qytetarëve dhe kompanive të sanksionuara nga Rusia, ndërsa kategoria e tretë përfshin asetet e bankave ruse.
“Sot, Qeveria ka miratuar Dekretin Presidencial që propozon konfiskimin e 903 objekteve që i përkasin shtetit rus: 79 janë të drejta kooperative, 824 prona”, theksoi Denys Shmyhal.
Shmygal theksoi se pasuritë e konfiskuara do të konvertohen në para, të cilat do t’i vijnë në ndihmë ushtrisë për t’i bërë ballë agresionit rus.
Sipas kreut të Qeverisë, ky është hapi i pari në strategjinë shtetërore. Tjetri duhet të jetë konfiskimi i aseteve ruse në Perëndim për të siguruar rindërtimin e Ukrainës, tha ai.
“Edhe Qeveria dhe Zyra e Presidentit janë duke punuar për këtë me ekipet e avokatëve më të mirë dhe ekipet e ekspertëve ndërkombëtarë, partnerët dhe aleatët tanë”, u shpreh kryeministri ukrainas.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Takim Edrogan - Putin sot në Rusi! Bien dakord për pagesat e pjesshme të gazit në rubla
D.GJ/ReportTv.al