Bota

Ukraina e SHBA drejt marrëveshjes për mineralet e çmuara! Zelensky të premten në Washington

25 Shkurt, 22:42| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:32

  • Share

Ukraina ka rënë dakord me Washingtonin për kushtet e marrëveshjes mbi mineralet e çmuara dhe tani është gati të nënshkruajë marrëveshjen, raporton Financial Times, duke cituar disa burime.

Një zyrtar i lartë ukrainas i tha AFP-së se Shtetet e Bashkuara kanë hequr klauzolat e pafavorshme nga marrëveshja mbi mineralet me Ukrainën, dhe për këtë arsye, Kievi ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjes me Uashingtonin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë të premten në Uashington për t'u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, pasi zyrtarët kanë rënë dakord mbi një draft-marrëveshje për mineralet kanë bërë të ditur për Reuters dy burime të njohura me çështjen.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/02/2025 23:00

    Nuk e kuptoj per cfare e beri gjithe kete lufte Ukraina , nuk do te ishte me mire te kishte pavaresine ekonomike dhe mos te kerkonte futjen ne Nato ? Tani mbi 20% te territorit e humbi , mijera te vrare dhe qytete dhe rajone te shkaterruara , borxhe pa fund me nje ekonomi komplet te shkaterruar dhe ato pasuri qe ka do tja marin Amerika dhe Europianet , pyetja eshte cfare leverdie kishte me luften kunder Rusise ?

    Përgjigju
    • Mr Been: 26/02/2025 08:38

      We won the war ;)

    • Bond: 26/02/2025 06:10

      Leverdi kishin ata qe financuan luften...luften nuk ka rendesi kush e fiton..por sa zgjat....

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?