Ukraina ka rënë dakord me Washingtonin për kushtet e marrëveshjes mbi mineralet e çmuara dhe tani është gati të nënshkruajë marrëveshjen, raporton Financial Times, duke cituar disa burime.
Një zyrtar i lartë ukrainas i tha AFP-së se Shtetet e Bashkuara kanë hequr klauzolat e pafavorshme nga marrëveshja mbi mineralet me Ukrainën, dhe për këtë arsye, Kievi ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjes me Uashingtonin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë të premten në Uashington për t'u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, pasi zyrtarët kanë rënë dakord mbi një draft-marrëveshje për mineralet kanë bërë të ditur për Reuters dy burime të njohura me çështjen.
Lajmi ne perditesim...
Komente

Nuk e kuptoj per cfare e beri gjithe kete lufte Ukraina , nuk do te ishte me mire te kishte pavaresine ekonomike dhe mos te kerkonte futjen ne Nato ? Tani mbi 20% te territorit e humbi , mijera te vrare dhe qytete dhe rajone te shkaterruara , borxhe pa fund me nje ekonomi komplet te shkaterruar dhe ato pasuri qe ka do tja marin Amerika dhe Europianet , pyetja eshte cfare leverdie kishte me luften kunder Rusise ?
PërgjigjuLeverdi kishin ata qe financuan luften...luften nuk ka rendesi kush e fiton..por sa zgjat....