Kancelari gjerman Friedrich Merz përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë.
"Ukrainasit po mbrojnë veten me guxim të madh kundër sulmeve ruse. Ata po luftojnë për rendin tonë liberal në Evropë dhe për një paqe të drejtë. Ndërsa vendi feston pavarësinë e tij, ne qëndrojmë fort në krah të tij - sot dhe në të ardhmen.", shkroi Merz në një mesazh në X.
Lajmi kryesor:
Ukraina feston Pavarësinë, urojnë udhëheqësit botërorë! Zelensky: S'ka kompromis! Trump: Koha t'i jepet fund masakrës
Xh.D/ReportTv.al