Edhe mëngjesin e kësaj të diele Rusia nuk ka ndalur sulmet në territorin ukrainas. Mediat shkruajnë se qëllimi është kontrolli i Donbasit dhe Zaporizhia.
Nga ana tjetër Rusia fajëson Ukrainën për sulmin në centralin bërthamor, ndërsa Kievi shënon Ditën e Pavarësisë.
Një zjarr ka rënë në një central bërthamor në rajonin perëndimor Kursk të Rusisë teksa mbrojtja ajrore ka rrëzuar një dron ukrainas. Droni shpërtheu kur ra dhe dëmtoi një transformator, por nivelet e rrezatimit ishin normale dhe nuk pati viktima.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje vazhdimisht si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të tregojnë përmbajtje maksimale rreth objekteve bërthamore gjatë luftës.
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë të dielën, e cila shënon shpalljen e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.
Lajmi kryesor:
Ukraina feston Pavarësinë, urojnë udhëheqësit botërorë! Zelensky: S'ka kompromis! Trump: Koha t'i jepet fund masakrës
SI.E./ReportTv.al