Ukraina hakmerret ndaj Moskës, e bombardon me 144 dronë, një e vrarë dhe disa të plagosur! Rusia: I rrëzuam të gjithë, mbyllen aeroportet

10 Shtator, 08:06| Përditesimi: 10 Shtator, 09:22

  • Share

Moskë- Mbrëmjen e kaluar (9 Shtator), mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 144 dronë ukrainas mbi nëntë rajone të vendit, duke përfshirë kryeqytetin.

Njoftimi u bë nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë, siç raporton “Tass”. Mbi 30 fluturime janë pezulluar në Moskë pas sulmit ukrainas.

Zyrtarët rusë thanë se ata rrëzuan të paktën 15 dronë pranë Moskës. Në valën e sulmeve që goditën edhe godina banimi, u vra një grua 46-vjeçare dhe 3 të tjerë u plagosën.

Më shumë se 60 dronë u rrëzuan gjithashtu në rajonin jugperëndimor rus të Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën, dhe rajonin Lipetsk në Rusinë jugore, por nuk u raportuan dëme apo viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”. Informacioni për vdekjen e një fëmije, siç njoftoi guvernatori i Rajonit të Moskës Andrei Vorobyov, nuk konfirmohet për momentin.

Kurse një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në lagjen Ramenskoye të rajonit të Moskës, teksa Rusia po zmbrapste një sulm me dronë ukrainas. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin tha në aplikacionin e mesazheve Telegram, se zjarri shpërtheu në katet e 11-të dhe të 12-të të ndërtesës.  

Kurse dy aeroportet e Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, bllokuan të gjitha fluturimet për shkak të raportimeve për sulme me dronë në kryeqytet.

Ukraina e zhgënjyer nga akuzat e kryeministrit sllovak Fico për fashizëm

Ukraina ka shprehur zhgënjim për akuzat e kryeministrit pro-rus të Sllovakisë, se Kievi duhet të veprojë për të hequr nga radhët e saj ushtarake "elementët fashistë brenda ushtrisë ukrainase".

Për Ministrinë e Jashtme të Ukrainës:

"Në Kiev, ka zhgënjim me deklaratën e Robert Fico në lidhje me ushtarët ukrainas, e cila bie ndesh me nivelin aktual të besimit dhe bashkëpunimit midis Ukrainës dhe Sllovakisë”.

Apeli i Fico pasqyronte argumentet ruse në luftën e saj kundër Ukrainës, duke përfshirë pretendimin e Kremlinit, se pushtimi i tij në 2022 do të kërkonte të "denazifikonte" vendin. Rreshtimi i Fico (që u plagos rëndë disa muaj më parë në një atentat pas mbledhjes së qeverisë), në linjën e Kremlinit ndërlikon dhe kërkesat pothuajse të përditshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj Aleancës së NATO-s, për të siguruar armë me rreze të gjatë dhe leje për t'i përdorur ato në Rusi.

Ukraina ka bërë presion për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, por Fico dhe kryeministri hungarez Orban, e kanë kundërshtuar konsensusin për këto përpjekje.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?