Banorët e Moskës duhet të presin më shumë sulme të përditshme në kryeqytetin rus, deklaroi Andriy Yusov, zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase. Ai tha se ditët e fundit, dronët ukrainas kanë mbërritur rregullisht në kryeqytetin e Moskës të cilat kanë shkaktuar shumë dëme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar shkarkimin e të gjithë zyrtarëve rajonalë të ngarkuar me rekrutimin e ushtrisë për të zhdukur një sistem korrupsioni që lejon veçanërisht rekrutët të shpëtojnë nga ushtria.
Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë sulmeve ruse në infrastrukturën civile në Ivano Frankivsk në Ukrainën lindore, këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Svetlana Onishchuk. Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, raketa goditi një shtëpi në Kolomia ku jetonte një familje me tre fëmijë, përfshirë edhe 8-vjeçarin që humbi jetën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina po i ofron ndihmë humanitare Sllovenisë për shkak të përmbytjeve në vend.
"Ukraina po ofron ndihmë humanitare për Slloveninë në përgjigje të përmbytjeve të rënda. Unë nënshkrova një dekret dje. Ne ndihmojmë miqtë tanë edhe nëse luftojmë në shtëpi. Solidariteti funksionon në të dyja drejtimet”, shkroi Zelensky në Twitter.
Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese për Slloveninë, ku mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë ndërsa kryeministri e cilësoi katastrofën më të madhe natyrore. Në Gjeorgji deri më tani janë shënuar 17 viktima dhe dhjetra të zhdukur.
Për shkak të bllokadës ruse të porteve të Detit të Zi, Ukraina po punon për të zhvilluar rrugë alternative për eksportimin e grurit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të jetë një garantues i sigurisë ushqimore", tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Presidenti më pas raportoi se e kishte diskutuar këtë çështje edhe me krerët e ushtrisë, shërbimet e inteligjencës dhe marinës, si dhe përfaqësuesit e qeverisë.
Shërbimi i përmbarimit gjyqësor i Rusisë ka filluar t’ua falë të gjitha borxhet ish të burgosurve rusë, të cilët kanë shërbyer në njësinë Stuhia Z në luftën në Ukrainë.
Ligji aktual lejon që procedurat gjyqësore të pezullohen përkohësisht kundër anëtarëve të ushtrisë, por nuk ka ligje të cilat lejojnë fshirjen e borxheve të anëtarëve të ushtrisë.
Të dhënat e publikuara më 11 gusht nga shërbimi përmbarimor tregojnë se borxhet e disa mercenarëve, përfshirë të ladislav Kanus, Pavel Alehin, and Oleg Batishev, janë fshirë.
Të tre këta personi kanë qenë të dënuar më burgim për vrasje.
Anëtarët e njësisë Stuhia Z, e mbledhur në shkurt 2023, u rekrutuan nga burgjet ruse për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë.
Në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar një ligj i cili mundësonte fshirjen e borxheve në rast të vrasjes në “operacione speciale ushtarake”./REL
Pas shpërthimit së depos së fishekzjarreve, drejtori teknik i kompanisës Piro-Ross, Sergei Chankaev, është arrestuar, kështu kanë deklaruar mediat shtetërore ruse.
Shpërthimi la më shumë se 60 të plagosur, 1 person të vdekur dhe 12 të zhdukur.
Agjencia e lajmeve TASS kishte raportuar ditën e djeshme se hetuesit kanë kryer kontrolle në ambientet e kompanisë, të cilët sekuestruan dokumente dhe gjithashtu morën në pyetje edhe punonjësit.
Chankaev është nën kujdesin e Gjykatës së Qytetit Sergiev Posad të Rajonit të Moskës.
Në të njëjtën kohë, kompania Piro-Ross thuhet se për shkak të shkeljeve të sigurisë në vitet e fundit ka qenë duke iu nënshtruar një proçedure falimentimi këtë vit për borxhin tatimor të papaguar.
Roja shtetërore e kufirit të Ukrainës ka ndaluar një automjet që transportonte 6 persona teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi, për të shmangur rekrutimin në luftën e vazhdueshme me Rusinë.
Në Odessa, rojet kufitare gjetën dy burra ukrainas të fshehur nën sediljen e pasagjerit të një automjeti.
Ata kishin paguar dy shtetas moldavë 4500 dollarë secili për t'i dërguar përtej kufirit në Moldavi.
Dy pretenduan se ata po vepronin si kontrabandistë dhe se kishin rënë dakord me njëri tjetrin që të ndihmonin 4 personat e tjerët të kalonin kufirin në Rumani me tarifën prej 4 mijë dollarë secili.
Në Ukrainë, meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi, në rast se do të nevojiten në luftën kundër pushtimit rus.
Ukraina ka filluar të zhvillojë konsultime me Britaninë për të siguruar garancitë e sigurisë, deklaroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.
"Qëllimi ynë është që të kemi marrëveshjet e para deri në fund të vitit. Kanë filluar konsultimet tona me Britaninë”, tha Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas.
Kjo vjen pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, rrit thirrjet për më shumë garanci nga aleatët perëndimorë, me një fokus të veçantë në SHBA dhe vendet e tjera të mëdha të NATO-s.
Banorët e Moskës duhet të presin më shumë sulme të përditshme në kryeqytetin rus, deklaroi Andriy Yusov, zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase.
Ai tha se ditët e fundit, dronët ukrainas kanë mbërritur rregullisht në kryeqytetin e Moskës të cilat kanë shkaktuar shumë dëme.
"Duke pasur parasysh dinamikën e muajve të fundit, numrin, gjeografinë dhe intensitetin, do të ishte logjike të supozohej një rritje e sulmeve të përditshme", tha zëdhënësi.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, postoi një video në Twitter ku akuzonte Rusinë për bombardimin e një parku në Zaporizhia ku po luanin disa fëmijë, duke e bërë të qartë se çdo lloj dialogu me Moskën është e pamundur.
"Një raketë ruse godet parkun ku shëtisin familjet së bashku me fëmijët e tyre. Ky është realiteti i fëmijëve ukrainas sot. Por ky realitet është formësuar jo vetëm nga Rusia, por është formësuar nga të gjithë ata që ende duan të kenë marrëdhënie me Moskën ose që e refuzojnë atë, kjo për t'i ofruar mundësi ushtrisë ukrainase për hir të realpolitikës”, shkruan Podolyak.
Gjithashtu këshilltari i Zelensky tha: “Tregojuani këtë video kujtdo që ende beson se është e mundur të ketë një dialog civil me Rusinë dhe pyetini ata nëse janë vërtet të përkushtuar ndaj vlerave që deklarojnë”.
Një djalë 8-vjeçar, Volodymyr Balabanyk, u vra gjatë sulmeve ruse në infrastrukturën civile në Ivano Frankivsk në Ukrainën lindore, këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Svetlana Onishchuk.
“Sot në mëngjes armiku ka sulmuar me raketa, ka viktima, duke përfshirë një fëmijë i cili është transportuar në spital në gjendje kritike, mjekët kanë bërë gjithçka që është e mundur, por fatkeqësisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë”, ka shkruar ai në Telegram.
Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, raketa goditi një shtëpi në Kolomia ku jetonte një familje me tre fëmijë, përfshirë edhe 8-vjeçarin që humbi jetën.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar se ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse sulmi përbën shkelje të ligjit të luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar shkarkimin e të gjithë zyrtarëve rajonalë të ngarkuar me rekrutimin e ushtrisë për të zhdukur një sistem korrupsioni që lejon veçanërisht rekrutët të shpëtojnë nga ushtria.
"Pasurimi i paligjshëm, legalizimi i fondeve të përfituara ilegalisht, fitimet e paligjshme, transporti i paligjshëm përtej kufirit të rekrutëve. Zgjidhja jonë: le të shkarkojmë të gjithë komisarët ushtarakë", njoftoi Zelensky në Telegram.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se po planifikon të vizitojë Kinën në tetor, ku mund edhe të ketë edhe një takim me Presidentin rus, Vladimir Putin.
"Në fund të këtij viti, pres të kem biseda serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë të cilët janë shumë të rëndësishëm. Do të kem një vizitë të rëndësishme në Kinë në muajin tetor. Se çfarë do të ndodhë atje është një pyetje e madhe”, tha Vuçiç në një transmetim televiziv Happy.
Gjithashtu presidenti i Republika Srpska (një nga entitetet e Bosnjës dhe Hercegovinës) Milorad Dodikai tha ditën e djeshme se ai gjithashtu pret të vizitojë Kinën dhe të takohet me Putin këtë vjeshtë.
"Duhet të flasim me polakët. Unë i thashë kryeministrit të më kontaktojë. Nëse ata duan, ne mund të flasim dhe të bëjmë paqe", tha lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko , në favor të bisedimeve me Varshavën pasi Polonia njoftoi vendosjen e trupave shtesë në kufirin mes dy vendeve në një kontekst tensionesh.
Në deklaratat e raportuara, Lukashenko la të kuptohet gjithashtu se politikat kufitare të Varshavës do të lidhen me zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit. Ditën e djeshme, Polonia njoftoi synimin e saj për të zhvendosur 10 mijë ushtarë në kufirin me Bjellorusinë.
"Ata po përpiqen të nxisin tensionet për të demonstruar se riarmatimi i vendit është i drejtë. Polakët nuk janë memeca. Le të presim dhe të shohim, sepse ne jemi të hapur për bashkëpunim", tha Lukashenko.