Bota

Ukraina i ‘trëmbet’ Rusisë, Presidenti Zelensky paralajmëron një grusht shteti kundrejtë tij nën ndikimin e Moskës

28 Nëntor 2021, 02:11| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 02:20

  • Share

Ukrainë- Një deklaratë e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëron për një grusht shteti të iniciuar nga një grupim ukrainas dhe rusë. Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev të premten, Presidenti tha se kishte marrë informacione të inteligjencës, të cilat përfshinin audio, të cilat tregonin se grushti i shtetit është planifikuar për datat 1 ose 2 dhjetor.

Zelensky shtoi se kishte audio të komplotuesve ukrainas dhe rusë që diskutonin planin. Presidenti i Ukrainës tha se komplotistët e supozuar përmendën gjithashtu emrin e një prej njerëzve më të pasur të Ukrainës, Rinat Akhmetov.

Zelensky pretendoi se Akhmetov - pronar i kompanisë financiare dhe industriale ukrainase System Capital Management (SCM) - ishte "i tërhequr në luftën kundër shtetit të Ukrainës" nga njerëzit që e rrethuan, por ai nuk shpjegoi se çfarë donte të thoshte apo të sigurojë çdo provë për të mbështetur pretendimet e tij. Menjëherë pas kësaj deklarate Akhmetov e hodhi poshtë këtë pretendim. 

Zelensky theksoi se ishte një përpjekje për të destabilizuar vendin. "Unë nuk mendoj se shoqëria e dëshiron këtë. Vendi nuk e dëshiron këtë. Njerëzit që e duan këtë janë ata që kanë humbur pushtetin," tha Zelensky.

Në një deklaratë për CNN të ndarë nga kompania e tij, SCM, Akhmetov tha se ishte "i indinjuar nga përhapja e kësaj gënjeshtre".

“Informacioni i bërë publik nga Volodymyr Zelensky për përpjekjet për të më tërhequr mua në një lloj grushti shteti është një gënjeshtër absolute. Unë jam i indinjuar nga përhapja e kësaj gënjeshtre, pavarësisht se cilat janë motivet e Presidentit.

"Si një qytetar ukrainas, investitori, taksapaguesi dhe punëdhënësi më i madh i vendit, unë do të vazhdoj të mbroj një Ukrainë të lirë, një ekonomi të lirë, demokraci dhe lirinë e fjalës. Do të bëj gjithçka që mundem për të parandaluar autoritarizmin dhe censurën në Ukrainë. " shtoi ai.

Përse Ukraina ‘i trembët’ një sulmi rus:

Paralajmërimet e Presidentit ukrainas vijnë për dy arsye. E para sepse më 27 shtator ndihmësit të Presidentit iu krye një atentat me 10 plumba gjë që pasoi me kërcënimin e Zelensky-t duke deklaruar: Përgjigja do të jetë e fuqishme, qofshin armiq të brendshëm apo të jashtëm.

Pavarësisht se nuk pati një provë që vërtetonte se Rusia kishte gisht në këtë atentat, Zelesky i shmanget një të dyti. Përpos sulmit, së fundmi vet Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur i shqetësuar për këtë deklaratë të Presidentit Ukrainas, pasi SHBA ka nxjerrë pretendime të shumta për ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

I pyeturnga mediat, Biden tha: "Jam i shqetësuar. Shikoni, ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës. Ne gjithashtu mbështesim aftësinë e Ukrainës për të qeverisur veten."

Një kundërpërgjigjë e Rusisë e cila hedh poshtë çdo akuzë si dhe i quan si pretendime ‘histerike’ sërish nuk i ka ulur dyshimet e perëndimit dhe vetë Ukrainës.  Megjithatë ndërhyrjet e shumta të SHBA-ve në detin e Zi e kanë ‘irrituar’ Rusinë e cila ka thënë se prvokimet e shumta nga pala amerikane dhe NATO-s do të ndezin tensioneve mes marrëdhenieve. End nuk ka një deklaratë zyrtare sa i përket akuzës së hapur nga Presidenti Ukranias megjithatë duke ju referuar replikave të mëparshme pritet një mohim ndaj akuzës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?