Ukraina ka marrë tashmë 18 tanket e premtuara ‘Leopard 2’ nga Gjermania. Kështu raporton Der Spiegel , duke shtuar se në zonën e konfliktit kanë mbërritur edhe 40 mjete të blinduara gjermane të tipit Marder. Tanket u transferuan në kufirin e Ukrainës javën e kaluar, sipas gazetës.
Detajet e dorëzimit nuk u zbuluan nga qeveria gjermane për arsye sigurie. Ndër vendet që i janë bashkuar vendimit për të mbështetur Ukrainën duke dërguar tanke të këtij modeli aktualisht në forcat e tyre të armatosura janë Polonia, Spanja, Portugalia, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia
Lajmi kryesor:
Lufta/ Në Kiev mbërriijnë 18 tanket 'leopard' të Gjermanisë! Zelensky viziton forcat ukrainase në Zaporizhzhia! Moska: Me armët unike që kemi, shkatërrojmë edhe SHBA-të
B.V/ReportTv.al