Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetallplanifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë. Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal. "Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetallpër forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës", shkroi Shmyhal në platformën X.
Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse. Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh.
Prodhim i përbashkët armësh Ukrainë-SHBA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.
"Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim - se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës", shkroi Zelenski pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram. Pjesë e bisedimeve ishin "marrëveshje të forta dypalëshe për prodhimin e përbashkët të dronëve dhe të armëve, të cilat ia kemi propozuar SHBA-së. Ne presim një përgjigje pozitive nga SHBA-ja."/DW
Komente
