Petro Poroshenko, president i Ukrainës

Bota

Ukraina masa shtrënguese ndaj Moskës: Ndalon hyrjen e meshkujve rus mosha 16-60 vjeç në kufi

30 Nëntor 2018, 13:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2018, 13:52

  • Share

Ukraina ka marrë vendimin për mos të lejuar hyrjen në territorin e saj të meshkujve me origjinë ruse të moshësh nga 16 deri në 60 vjeç.
Kjo masë e fortë nga Kieve lidhet me frikën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Petro Poroshenko, president i Ukrainës thotë se ky veprim është ndërmarrë për të ndaluar Rusinë nga formimi I një ushtrie private në vendin e tij.

Prej shumë vitesh Moska ka ndihmuar separatistët rusë në lindje të Ukrainës me trupa dhe armatime. Presidenti Poroshenko në një intervistë për televizionin britanik SkyNews u shpreh se ka prova që Rusia po dërgon tanke përgjatë kufirit me Ukrainën. Gjatë kësaj jave Ukraina aktivizoi ligjin e luftës pasi tre anije të sajat së bashku me marinarët u rrëmbyen nga forcat ruse.

Zhvillimet më të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë çuan në anulimin e një takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimit Putim gjatë takimit të G20 në Argjentinë.

Ky takim deklaroi presidenti Trump nuk është i udhës të zhvillohet ndërkohë, që Rusia vijon të mos lirojë 24 marinarët ukrainas dhe 3 anijet e tyre.Një gjykatë në Krime vendosi që marinarët do të qëndrojnë të ndaluar për dy muaj në pritje të përfundimit të hetimeve.

Komento

Komente

  • Hasani: 30/11/2018 14:36

    O budalla ska nevoje te krijoje ushtri sot eshte teknologjia qe eshte me e forte se ushtria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?