Ben Blushi ka hapur një ekspozitë me fotografi në hollin e Kryeministrisë, me tematikë luftën në Ukrainë.
Fotografitë tregojnë gjendjen e Ukrainës pas nisjes së sulmeve ruse, të cilat Blushi i sjell si kujtesë dhe në kontekst të luftërave në Ballkan. Fotografitë i ka realizuar gjatë qëndrimit në Ukrainë, kur udhëtoi aty me Ramën dhe Abazoviçin pak kohë më parë.
Ekspozita titullohet “Ukraina në 10 orë” dhe do të jetë e hapur deri më 30 shtator.
Komento