Ukraina në BE? Rama: Do të dëshiroja të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor

28 Gusht 2023, 16:13| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 00:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama në panelin e forumit Strategjik të Bled, përcolli mesazhin që BE nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën duke lënë pas Ballkanin Perëndimor.

Rama iu përgjigj pyetjes së moderatorit të panelit Ali Aslan

Ali Aslan: "Zoti Kryeministër  Rama ka një legjendë këtu në Bled që nëse i bie kambanës së dëshirës tre herë  këtu tek kisha e ishullit, dëshira jote mund të realizohet. Nuk e di nëse mund ta bëjmë këtë, por nga ana hipotetike, cila është dëshira veçanërisht në lidhje me të ardhmen e vendit tuaj në Europë?" 

Edi Rama: “Nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të fillonin negociatat, kur na thonin ne duam të martohemi por nuk duam të flasim me ju. Tani që po flasim jemi mirë. Ne do të bëjmë punën tonë sepse i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që jemi të mirë për ta por të transformojmë vendein tonë.

Negociatat për mua janë transferimi i dijeve që ka njeriu për shtetformimin. Duke iu kthyer dëshirës,unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë e tillë sepse BE është një aspekt shumë i rëndësishëm, një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.

Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia, Kosovën, Bosnja, veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullehet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën"


Lajmi kryesor:

Forumi i 'Bled' në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e unionit! Kemi dhe 20 vjet 'euro-optimizëm', BE-ja të mbajë premtimin


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?