Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy 

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

5 Gusht, 16:18| Përditesimi: 5 Gusht, 16:26

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka quajtuar momnet historik, ngritjen në fluturim të avionëve të luftës F-16, nga pilotët ukrainas.

Sipas Sky News, presidenti ukrainas njoftoi përdorimin e avionëve për operacione brenda vendit, teksa u takua me pilotët ushtarakë në një bazë ajrore ku 2 F-16 ishin pozicionuar në tokë, e dy që fluturonin mbi të.

“F-16 janë në Ukrainë. Ne ja dolëm. Jam shumë krenar me ju djem, që jeni trajnuar për të pilotuar këto avionë dhe që keni filluar t’i përdorin ato brenda vendit”, tha ai.

Mbërritja e avionëve aq shumë të kërkuar nga Ukraina, konsiderohet e një rëndësie të madhe për Kievin, edhe pse mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë ato për të fuqizuar mbrojtjen ajrore dhe në fushëbetejë.

Moska vazhdimisht po shënjestron baza ushtarake ku mund të pozicionohen F-16 dhe është zotuar t’i godasë ato.

Të ndërtuar nga Lockheed Martin F- 16 kanë qenë në listën e dëshirave të Ukrainës për një kohë të gjatë për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese dhe disponueshmërisë globale. Janë të pajisur me topa deri në 20 mm dhe mund të mbajnë bomba dhe raketa.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?