VIP & Spektakël

Ukraina nuk merr pjesë në Eurovizion! Këngëtarja nuk pranon të bëhet 'kukull politike'

28 Shkurt 2019, 12:52| Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 12:58

  • Share

Ukraina nuk do të marrë pjesë në Eurovizion. Këngëtarja ukrainase Maruva, fituesja e Festivalit Kombëtar, e përzgjedhur për të përfaqësuar vendin në Eurosong 2019 që do të mbahet në Izrael, ka refuzuar të jetë një kukull politike me pjesëmarrjen e saj atje.

Vendimi i 27 vjeçares vjen pasi kishte refuzuar një kontratë me televizionin shtetëror ukrainas ku mes të tjerash i ishte ndaluar të realizonte disa koncerte në Rusi.

“Jam një qytetare ukrainase, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht Ukrainën. Por nuk jam e gatshme të hedh parulla apo të transformoj pjesëmarrjen time në konkurs në një aktivitet pormovues për politikanët tanë,” deklaroi këngëtarja me emrin e artit Anna Korsun.

Ukraina mbetet pa përfaqësues këtë vit, pasi edhe dhe banda Freedom Jazz, e dyta në festivalin kombëtar dhe trio Kazka, që mori vendin e tretë, refuzuan të zëvendësonin Maruv në Eurovizion.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?