'Ukraina po humbet terren çdo ditë', Krisafi: Armatimet nuk kanë qenë të duhura! Perëndimi mund të bënte më shumë

16 Tetor, 17:49| Përditesimi: 16 Tetor, 18:58

  • Share

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi foli në Studio Live lidhur me luftën në Ukrainë. Sipas tij, Ukraina po humbet terren çdo ditë.

'Në terren iniciativa është në krahun e rusëve. Ukraina është në mbrojtje. Nuk ka bërë hap para, në fron po e humbet luftën. Po bëhet luftë në Donjeck. Ukraina po humbet terren çdo ditë. Ofensiva në Kursk ka dështuar totalisht. Rusët janë futur dhe në qytetin që u bë simbol i Kurskut, i kanë shtyrë ukrainasit më tutje. Pamja për Ukrainën është katastrofale.'

Për Arbër Hitajn, Krisafi thekson se plani i Zelensky për fitore duket shumë ambicioz por i parealizueshëm.

'Plani i Zelensky është shumë ambicioz por nuk ka lidhje me realitetin. Po humbin në gjithë vijën e frontit. Ka thënë prerë që Ukraina nuk jep territor, por në Europë ka ndryshim të rëndësishëm në sfond me krerët e shteteve europiane. Për të arritur paqen ndoshta duhet të japin territor Rusisë.'

Ky dështim i Ukrainës vijon më tej Krisafi ka të bëjë me mungesën e armatimeve të Ukrainës.

'Ka lidhje me faktin që sasia e armatimeve nuk ka qenë e duhura. Rusia ka prodhuar jashtëzakonisht shumë. Edhe perëndimi nuk po e mban në këmbë këtë lloj prodhimi. Predhat e artilerisë ka qenë në raportin 1 me 5.

Perëndimi mund të bënte më shumë.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?