Bota

Kremlini: Nëse Kievi sulmon në 9 maj, vuan kosto të larta! Kievi: Shtetet të mos dërgojnë ushtarë në paradën ruse

6 Maj, 07:50| Përditesimi: 6 Maj, 16:10

  • Share

Ukraina sulmoi me dronë Moskën. Sipas mediave ruse, sulmet vijuan për natën e dytë radhazi, ndërsa autoritetet mbyllën aeroportet kryesore te kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë për tu rihapur më vonë sipas agjencisë Interfax. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan para se të arrinin në qytet, pa shkaktuar viktima.

Ndërkohë edhe Rusia vijoi sulmet në rajone të ndryshme të Ukrainës. Në Kursk dhe Odesa raketat e Moskës shkaktuan të paktën 4 të vdekur që u konfirmuan nga autoritetet.

Në Odesa sipas raportimeve të guvernatorit të Oblastit, rusët vijuan të godasin infrastrukturën civile me dronë.

Ndërkohë pas dy ditësh Kremlini konfirmoi se do të nisë një armëpushim 3 ditor me rastin e zhvillimit të paradës së fitores ndaj nazizmit. Organizimi për të vijon ndërsa selia e Putin kërcënoi Ukrainën se nëse do të sulmojë gjatë këtyre ditëve do të ketë kosoto të larta.

Kievi ndërkohë kërkoi nga vendet që do të marrin pjesë në këtë paradë që të mos dërgojnë ushtarët e tyre atje, duke mos dhënë sërish një përgjigje nëse do të sulmojë gjatë kësaj peridhe.

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 07/05/2025 15:36

    Rusia kercenon gjithmon me fjale boshe ,Ukrainasit zhduken nendetesen Moskva ,bombarduan uren ne Krim moren Kurskun ,belgorodin por cka ndodhi deri tani asgje ,neqoftese Ukraina nuk sulmon nuk eshte se ka frike nga Moska por respekt per vizitoret e huaj pra Ruset jane bere pishman qe e filluan luften dhe tani nuk dine si te dalin nuk fitojn asgje vetem 1 miljon viktima pra kaq dine te luftojne nji superfuqia e dyte ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?