Ushtria ukrainase goditi përsëri stacionin e pompimit të naftës Unecha, një pjesë kritike e tubacionit të naftës Druzhba të Rusisë që shkon drejt Evropës, tha një komandanti i ushtrisë ukrainase të enjten vonë.
Pas këtij sulmi, Budapesti zyrtar tha se furnizimi i vendit me naftë është ndërprerë. Rusia dhe Ukraina kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës gjatë javëve të fundit, me Kievin që dëmtoi disa rafineri ruse në një përpjekje për të ulur të ardhurat nga financimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, për të ndërprerë eksportet e saj të energjisë dhe për të krijuar mungesa karburanti brenda Rusisë.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, teksa konfirmoi ndalimin e furnizimit të vendit me naftë, tha se sulmi është një goditje ndaj sigurisë energjetike të vendit dhe një përpjekje për të futur në luftë Hungarinë, e cila nuk do të ketë sukses.
"Ne mbështesim paqen dhe interesat tona kombëtare", thotë ministri i Jashtëm i Hungarisë, vend i cili ka kundërshtuar ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe anëtarësimin e saj të shpejtë në BE.
Komente
