Lufta në Ukrainë, Kievi: Kemi goditur dy aeroporte të pushtuara në Luhansk dhe Zaporizhia! Putin takohet nesër me Xi Jingping

17 Tetor 2023, 09:21| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 22:24

  • Share

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 17 tetor se ka kryer sulme me raketa dhe ka shkatërruar 9 helikopterë rusë, një depo municionesh dhe artileri në aeroportet e pushtuara të Lugansk, në rajonin me të njëjtin emër, dhe Berdyansk, në rajonin Zaporizhzha, raportojnë mediat ukrainase.

Sipas forcave speciale, shkruan Ukrainska Pravda, dhjetëra ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në operacionin e quajtur 'Dragonfly'. Madje edhe pistat e aeroportit, nënvizon Rbc-Ukraine, janë dëmtuar.

Megjithatë, zyrtari i instaluar nga Moska në pjesën e pushtuar të Zaporizhia, Vladimir Rogov, tha se raketat ukrainase janë shkatërruar.

Nga ana tjetër presidenit rus Vladimir Putin po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë. Takimi mes dy presidentëve Xi Jinping dhe presidentit Vladimir Putin pritet të mbahet nesër.

Ora 15:56
Lufta në Ukrainë, Kievi: Goditen dy aeroporte të pushtuara, vriten disa ushtarë rusë

1697527292_luftaneukraine.jpg

Forcat e ushtrisë ukrainase kanë shkatërruar 9 helikopterë rusë, një sistem të mbrojtjes ajrore, një depo municionesh dhe pajisje të ndryshme në aeroportet e pushtuara të Lugansk, në rajonin me të njëjtin emër, dhe Berdyansk, në rajonin Zaporizhzha, raportojnë mediat ukrainase.

Sipas forcave speciale, shkruan Ukrainska Pravda, dhjetëra ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në operacionin e quajtur 'Dragonfly'. Madje edhe pistat e aeroportit, nënvizon Rbc-Ukraine, janë dëmtuar.

Ora 10:56
Peskov: Vështirë se ka ndonjë figurë politike rivale që mund ta konkurojë Putinin në zgjedhjet e ardhshme

1696601005_peskov.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin krenohet me mbështetjen e paprecedentë popullore dhe vështirë se ka ndonjë figurë politike rivale që mund të konkurrojë teorikisht me të në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

Deklarata e Peskov pasoi një propozim të fundit nga kreu i Çeçenisë Ramzan Kadyrov që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të anulohen në funksion të operacionit ushtarak special të Rusisë në Ukrainë.

"Është e qartë se Putini në vendin tonë - veçanërisht tani, në një kohë të konsolidimit të paprecedentë të të gjithë shoqërisë rreth presidentit dhe ideve të tij - është padiskutim figura e lartë politike. Ai është një politikan që vështirë se mund të përballet, edhe në teori, me ndonjë konkurrencë të vërtetë zgjedhore. Ky është ndoshta lloji i së vërtetës që vështirë se mund të kundërshtohet nga askush. Kjo është ajo që unë besoj se Ramzan Kadyrov ka dashur të thotë me propozimin e tij", tha Peskov.

Deri më sot, Putin nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare që tregon planet e tij për të kërkuar rizgjedhjen duke marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë 2024, raportoin agjencia e lajmeve Tass.

Të shtunën e kaluar, më 7 tetor, presidenti rus Vladimir Putin mbushi 71 vjeç. Ky vit shënon edhe 20-vjetorin e Putinit si president i Rusisë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?