Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela

Sport

Ukraina 'toka e premtuar', Dinamo pret miliona nga dy sulmuesit! Ka akord për Zabërgja - Itodo

29 Korrik, 08:49| Përditesimi: 29 Korrik, 08:55

  • Share

UKRAINË - Klubet ukrainase janë bërë një pol zhvillimi për skuadrat shqiptare dhe lojtarët e Superligës. Së fundmi "sport.ua" bën me dije se Metalist 1925 Kharkiv është në kërkim të dyshes së Dinamos, Baton Zabërgja dhe Itodo Peter Mandela.

Të dy futbollistët vlerësohen sipas "Transfermarkt" me 1 milion euro secili dhe nëse Metalist 1925 Kharkiv do paguajë shumat e tyre, Dinamo do arkëtonte një buxhet të konsiderueshëm për ta shpenzuar në merkato dhe për të qenë ndër ekipet me të ardhurat më të larta në Shqipëria. Nëse gjithçka shkon siç duhet, Dinamo do arkëtonte minimalisht 2 milionë euro pas ndeshjeve evropiane nga shitja e dyshes.

Baton Zabërgja

I lindur në Vushtrri, 24-vjeçari i sulmit u pajis së fundmi me pasaportë shqiptare dhe diçka e tillë i lejon që të ketë më shumë shanse për një klub në Evropë dhe më gjerë. Djaloshi që ka qenë edhe pjesë e Kosovës (por pa debutuar në ekipin A), u bashkua me Dinamon në verën e 2023 nga Gjilani dhe në dy sezonet e fundit ka treguar cilësi të jashtëzakonshme. Zabërgja u aktivizua në 36 ndeshje në sezonin 2024-25 në kampionatin shqiptar, duke qenë autor i 12 golave. Më herët për të janë interesuar edhe Hajduk Split apo Dinamo Zagreb.

Baton Zabërgja në stërvitje me Dinamon

Peter Itodo Mandela

22-vjeçari nigerian spikati me Luzin para dy sezonesh dhe Dinamo ia doli ta afronte verën e kaluar. Në 28 ndeshje me "Blutë", Mandela shënoi 13 gola duke qenë pikë fikse dhe kyçe së bashku me Zabërgjën.

Dinamo luan në turin e dytë të Conference League kundër Atletic D'Escaldes (ekipi i Dajës fitoi 1-2 ndeshjen e parë) dhe pritet që dyshja të largohet pas ndeshjeve evropiane. Kujtojmë se paçka sulmit rus mbi Ukrainë që vijon prej më shumë se tre vitesh, kampionati i futbollit nuk është ndalur.

Peter Itodo Mandela

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?