Ukraina vlerëson faktin që Shqipëria do të kryesojë për një vit OSBE-në.
Kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të madhe konfliktit në lindje të Ukrainës, ndërkohë që edhe Presidenca shqiptare do të bëjë të njëjtën gjë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko në një deklaratë ka përgëzuar Gent Cakajn për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.
“Unë e përgëzoj Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. Ne e mirëpresim kryesinë e Shqipërisë pasi OSBE-ja luan një rol kritik dhe të rëndësishëm për të sjellë paqen në Ukrainë", është shprehur Prystaiko.
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë është një nga prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE.
Në lindje të Ukrainës, separatistët rusë vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e Kjevit, duke kërkuar pavarësi ose bashkim me Rusinë.
Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.
Organizata e ka selinë në Vjenë, ndërsa pjesë e saj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë.
Po
Përgjigju