Ursula von der Leyen

Samiti i BE, Zelensky: Filloni negociatat për anëtarësim në BE këtë vit

3 Shkurt 2023, 16:18| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 16:58

  • Share

Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë një samit në Kiev, i pari që mbahet që nga pushtimi i vendit nga Rusia. Temë e diskutimit pritet të jetë nga mbështetja ushtarake dhe humanitare evropiane deri te veprimet e mëtejshme kundër Rusisë, siç janë edhe sanksionet shtesë. Por qendra e vëmendjes është tek bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, që e ka pranuar aplikimin e saj si vend kandidat. Udhëheqësit evropianë planifikojnë të diskutojnë mbështetjen shtesë financiare dhe ushtarake për Ukrainën për t’iu përgjigjur pushtimit rus.Presidenti ukrainas Zelensky ka folur në samitin e përbashkët me zyrtarët e BE dhe ka vendosur edhe një herë theksin në anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ai thotë se e sheh si gjendje emergjente që të zhvillohen negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të fillojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian këtë vit. Qëllimi për fillimin e negociatave sa më shpejt është i qartë në deklaratën e përbashkët dhe ne tashmë jemi duke u përgatitur”,

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel , dhe presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Mbahet në Kiev samiti BE-Ukrainë, Michel: E ardhmja juaj është në union! Zelensky: Nisni negociatat e anëtarësimit këtë vit


F.D//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?