Foto: Momenti i shpërthimit të trenit të ushtrisë ruse

Bota

Ukrainasit hedhin në erë trenin rus në rajonin e Moskës, momenti kur ndodh shpërthimi (VIDEO)

29 Dhjetor 2024, 22:12| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 22:15

  • Share

Një video amatore e publikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, shfaq momentin kur treni i ushtrisë ruse hidhet në erë nga ukrainasit.

"Gjatë natës së 27 dhjetorit, një shpërthim ndodhi në stacionin e trenit në Voskresensk të rajonit të Moskës, ku u shkatërruan vagonët e trenit që përdorej për t’i ofruar mbështetje logjistike forcave pushtuese ruse”, thuhet në kumtesën e inteligjencës ukrainase.

Edhe më herët trenat rusë ishin cak i sulmeve ukrainase, pasi Kremlini i përdor për të transportuar municion dhe pajisje tjera në rajonet e pushtuara ukrainase.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?