VIP & Spektakël

Ukrainasja surprizon në spektaklin “The Voice of Greece”, këndon këngën e njohur shqiptare: Është e veçantë për mua, e interpretova me zemër (VIDEO)

28 Tetor 2019, 12:45| Përditesimi: 2 Maj 2021, 09:36

  • Share

Kënga e njohur arbëreshe “Lule, lule” është kënduar në spektaklin “The Voice of Greece”.

Këngën “Lule, lule”, e ka kënduar një vajzë nga Ukraina, e cila edhe pse nuk dinte shqip, ja doli shumë mirë të fitonte zemrat e anëtarëve të jurisë duke bërë që të gjithë të kthenin karrigen për të.

Vajza nga Ukraina, tha se kjo këngë ishte mjaft e veçantë për të dhe shtoi se e kishte kënduar me zemër, por pa dhënë detaje më shumë për lidhjen që kishte ajo me këtë këngë. 

Juria mbeti e habitur kur mësoi se kënga ishte në gjuhën shqipe, ndërsa më pas i kërkuan që të këndonte edhe një këngë greqisht, të cilën ajo e këndoi shumë mirë.

Anëtari i Jurisë: Ajo çfarë dëgjuam ishte këngë ukrainase?

Vajza nga Ukraina: Jo, është këngë ballkanike

Anëtari i Jurisë: Çfarë gjuhe ishte ajo që dëgjuam?

Vajza nga Ukraina: Shqip

Vajza nga Ukraina: Është një këngë e veçantë për mua dhe doja ta këndoja për ju

Anëtari i Jurisë: Ti vjen nga Ukraina dhe flet shqip?

Vajza nga Ukraina: Jo, nuk flas shqip, por e këndova këtë këngë me zemër

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Proka: 28/10/2019 21:27

    Mund te jete Shqiptare . Zonja na beri ndere,Kenaqesi te degjosh kengen Shqipe,shifet nga gjestet e jurise qe ju pelqen por ne fund tregojne skepticizem per gjuhen me te vjeter te folme ne Europe. Iliret jane brumi i Europes, po vertetohet lashtesia e Iliro Pellazgeve. Gjeste i ulet nga personi i jurise qe pyeti zonjen: Te pelqen Greqia? Do ja shkruaj zonjes nje falenderim dhe une ne Greqishte: Orea, Eharisto parapoli.

    Përgjigju
  • Papi: 28/10/2019 18:28

    Do jete shqiptare e Ukraines.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 28/10/2019 15:56

    Eshte kenge arbereshe e kenduar me shpirt!!

    Përgjigju
  • Beni: 28/10/2019 15:49

    Dhe te mendosh qe shqiptaret kane ndroje te kendojne shqip e flasin shqip ne Greqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?